FSK teston gatishmërinë e ushtarëve, realizohet gara ekipore “Forca 2026”
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FSK teston gatishmërinë e ushtarëve, realizohet gara ekipore “Forca 2026”
728255172_994579913424180_3575934249077165420_n
22/06/2026 - 11:51
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar garën ekipore “Forca 2026”, një aktivitet i organizuar nga Komanda e Logjistikës në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026.

Gara u zhvillua në katër disiplina të ndryshme dhe mblodhi shtatë ekipe nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse. Sipas FSK-së, qëllimi i aktivitetit ishte testimi i përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë luftarake të pjesëtarëve të njësive.

Gjatë garës, pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe gatishmërie fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjeve të vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit. Sipas organizatorëve, gara pasqyroi frymën e konkurrencës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026