FSK pjesë e konferencës së Forcave ajrore amerikane për Evropë, viziton Bazën e Kuçovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
FSK pjesë e konferencës së Forcave ajrore amerikane për Evropë, viziton Bazën e Kuçovës
Fsk4321
17/07/2026 - 20:09
Linku u kopjua

Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë, bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Ai tha se ky aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.

Sipas tij, pjesëmarrësit kanë realizuar edhe vizitë në Bazën ajrore në Kuçovë të Shqipërisë, duke u njohur nga afër me kapacitetet dhe zhvillimet në këtë infrastrukturë të rëndësishme ajrore si dhe duke zhvilluar aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.

Postimi:

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE), aktivitet ky që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.

Gjatë konferencës u zhvilluan ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, ku përfaqësuesit e vendeve partnere patën mundësi të shkëmbejnë përvoja, praktika më të mira dhe ekspertizë në fushën e operacioneve ajrore dhe zhvillimit të kapaciteteve.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit realizuan edhe vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë, duke u njohur nga afër me kapacitetet dhe zhvillimet në këtë infrastrukturë të rëndësishme ajrore, si dhe duke zhvilluar aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë konferencë është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë, në funksion të ndërtimit të një force moderne dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026