Frikë te Interi, Real troket në derë për Lautaron
Lexohet për: 2 min.
Lautaro Martinez
1 vit më parë
Linku u kopjua

Te Interi askush nuk është i patransferueshëm përballë çmimit të duhur. Në skuadrën e Inzaghit kanë nisur lëvizjet e shpejta në fazën e sulmit si largimi i Edin Dzekos dhe ardhja e Maruc Thuram.

Në këtë rrugë, skuadra italiane së shpejti mund ta gjejë veten në pozitën që duhet të marrë një vendim të rëndësishëm edhe për atë që për klubin dhe në sytë e të gjithë tifozëve, duhet të përfaqësojnë sigurinë për sezonin e ardhshëm, Lautaro Martinez, mbi të cilin janë sytë e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Në planet e Interit, në fakt, kjo nuk duhet të jetë vera e lamtumirës së sulmuesit argjentinas, e vetmja siguri reale për Simone Inzaghin pas përfundimit të sezonit. Ndër të tjera, Lautaro po kalon shumë mirë në Milano, me gruan e tij Agustina e cila është në pritje të një fëmije tjetër dhe ka hapur biznese në qytet, ideja edhe për Toron do të ishte qëndrimi te Interi

Megjithatë, siç u përmend, askush nuk është vërtet i patransferueshëm përballë ofertës së duhur, madje as Lautaro, përcjellë KosovaPress.

Siç raporton gazeta spanjolle “Sport”, përfaqësuesit e Los Blancos kanë kontaktuar me drejtuesit e Interit, sepse do të donin të vinin bast mbi Lautaro për të zëvendësuar tashmë të larguarin në drejtimin e Arabisë Saudite, Karim Benzema.

Realit i duhet një sulmues i fortë dhe Lautaro konsiderohet si prioritet edhe pse ende nuk dihet çmimi që Interi do ta kërkonte për shërbimet e tij.

Kontakti mes klubeve i shërbeu pikërisht këtij qëllimi, që Interi të hidhte në tavolinë një shifër shumë të lartë që i kalon 100 milionët, të cilën Reali aktualisht nuk është i gatshëm t’i paguajë. Sidoqoftë, nëse blerja e Mbappe-s nuk realizohet, gjithçka mund të kthehet kah ylli argjentinas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025