Francë, 1/4 e lumenjve janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve dhe të nxehtit ekstrem
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Francë, 1/4 e lumenjve janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve dhe të nxehtit ekstrem
thumbs_b_c_bd5e4f050e51c8fd8af93b53c3f1e484
24/07/2026 - 19:52
Linku u kopjua

Rreth një e katërta e lumenjve të vegjël në Francë janë tharë tashmë, ndërsa vendi po përballet me atë që mund të shndërrohet në një thatësirë më të rëndë se ajo rekord e verës së vitit 2022, paralajmëroi sot një hidrologe e Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).

“Njëzet e pesë për qind e lumenjve të vegjël në Francë janë të tharë për momentin. Ky është një nivel që tejkalon ndjeshëm ecurinë e zakonshme të thatësirave”, tha për “France Inter” hidrologia dhe studiuesja e CNRS-së, Agnes Ducharne.

Ducharne tha se me përjashtim të rezervave të ujërave nëntokësore, të gjithë treguesit e thatësirës janë tashmë më të rëndë sesa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022. “Të gjithë treguesit tregojnë për një thatësirë të jashtëzakonshme”, tha Ducharne duke shtuar se situata aktuale “me shumë gjasa do të jetë edhe më e rëndë deri në fund të sezonit”, shkruan AA.

Ajo shpjegoi se gjendja e ujërave nëntokësore mbetet më pak kritike se në vitin 2022 falë reshjeve të shumta gjatë dimrit, por shtoi se treguesit e thatësirës sipërfaqësore janë përkeqësuar shumë më shpejt këtë vit.

Ducharne kritikoi ligjin e sapomiratuar të Francës për emergjencën në bujqësi, i cili synon të dyfishojë kapacitetin e depozitimit të ujit për bujqësinë deri në vitin 2035. Ajo e përshkroi krijimin e rezervuarëve të mëdhenj të ujit si “një fantazi”, duke shtuar se kjo është “shumë më e vështirë për t’u realizuar sesa mendojnë njerëzit”, transmeton ATSh.

Në vend të kësaj, ajo argumentoi se Franca duhet t’i japë përparësi uljes së konsumit të ujit dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për të kufizuar shpeshtësinë dhe ashpërsinë e thatësirave në të ardhmen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026