Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve
naftaa
Foto Ilustruese
10/04/2026 - 08:05
Linku u kopjua

Pas një takimi me kompanitë shpërndarëse, ministri francez i Ekonomisë, Roland Lescure u shpreh i kujdesshëm lidhur me një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve, duke theksuar paqëndrueshmërinë e tregut të naftës dhe pasigurinë mbi një hapje reale të Ngushticës së Hormuzit.

“Tregjet janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme”, deklaroi Lescure në një konferencë për shtyp duke sqaruar se çmimi i naftës në Roterdam po rritej pas një rënie të fortë të mërkurën, shkruan ata-afp, përcjell KosovaPress.

Ai shtoi se është ende e paqartë se si do të zbatohej konkretisht armëpushimi.

“Megjithëse shpresat për hapjen e Ngushticës së Hormuzit nuk janë realizuar ende, çmimet aktuale mbeten më të ulëta se dy ditë më parë”, theksoi ministri.

“Shpresojmë që uljet të pasqyrohen gradualisht me rritjen e furnizimeve”, shtoi ai duke paralajmëruar se mund të duhen disa orë apo ditë që stacionet e karburanteve të rifurnizohen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026