Franca do të testojë ndalimin e telefonave celularë në shkolla nga shtatori
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Franca do të testojë ndalimin e telefonave celularë në shkolla sapo të fillojë viti i ri shkollor në shtator, tha ministrja e Arsimit e vendit.

“Pauza dixhitale” do të prekë 200 shkolla për momentin, tha Ministrja në largim e Arsimit Nicole Belloubet në një konferencë shtypi të martën.

Ajo shprehu planet për një ndalim në të gjitha shkollat në të gjithë vendin që nga janari 2025.

“Sidoqoftë, dhe unë insistoj në të, nuk do të thotë që unë të refuzoj përdorimin pedagogjik të mjeteve dixhitale”, shtoi ministrja, duke vënë në dukje përfitimet e inteligjencës artificiale si një mjet mësimi.

Qëllimi i ndalimit është që nxënësit të mos përdorin telefonat e tyre në oborrin e shkollës, tha ministrja. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024