Lidhja e Universitetit të Prishtinës me Diasporën akademike është synimi kryesor i koncept dokumentit për krijimin e një njësie për migrimin dhe diasporën në kuadër të Qendrës për Studime të Avancuara, raporton KosovaPress.
Kjo u prezantua në kuadër të edicionit të dytë të Forumit “Bashkë në Shkencë” i cili bashkoi studiues nga diaspora me personelin akademik të universitetit me synim forcimin e bashkëpunimit shkencor dhe institucional.
“Është një potencial i jashtëzakonshëm që Kosova, Universiteti i Prishtinës e ka të shpërndarë gjithandej nëpër botë. Ky potencial, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që ka një afat skadence dhe që ta shfrytëzojmë momentumit, që ta bëjmë më të mirën e mundshme duke e lidhë këtë potencial akademik që kemi të shpërndarë, por edhe të dëshmuar gjithandej nëpër universitete me renome botërore, që ta lidhim me Universitetin e Prishtinës, me vendin tonë dhe që të mund të zhvillojmë programe, projekte kërkimore-zhvillimore së bashku. Andaj edhe vetë emërtimi i forumit "Diaspora Akademike Bashkë në Shkencë", besoj e portreton e pasqyron bukur mirë këtë potencial....04:55... Ne kemi profesorë që janë në fushat e shkencave kompjuterike, kemi profesorë që janë në fushat e shkencave të mjekësisë deri tek shkencat shoqërore e humane, pra paleta është gjithëpërfshirëse. Shpresoj që numri i të asociuarve me Universitetin e Prishtinës prej diasporës akademike do të vijë e do të rritet”, deklaroi ai.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Elis Badalli, tha se forumi është një platformë që lidh dijen, përvojën dhe vizionin e diasporës akademike me institucionet e Kosovës.“Diaspora jonë padyshim se është një nga asetet më të çmuara të Kosovës. Në universitet, institucionet kërkimore të cilat inovacionet kanë bërë botën, diaspora jonë përfaqëson identitetin, potencialin intelektual të vendit tonë dhe kontribuon në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë eh dhe shumë fushave të tjera që janë të rëndësishme për vendin. Kosova ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e forcimit të lidhjeve me universitetet dhe të diasporës akademike, duke e konsideruar këtë bashkëpunim një prioritet për zhvillimin afatgjatë. Ky forum padyshim se është një urë lidhëse që lidh dijen me zhvillimin, përvojën dhe kontributet e nevojave të Kosovës për të ndërtuar një strategji më të mirë për të ardhmen. Prandaj le ta shfrytëzojmë këtë forum për të krijuar partneritete të reja, për të frymëzuar brezat e rinj dhe për ta bërë bashkëpunimin ndërmjet diasporës akademike dhe institucioneve tona gjithnjë e më të qëndrueshëm”, tha Badalli.
Sipas prezantimit nga përfaqësuesja e GIZ, Krenare Loxha, njësia synon të institucionalizojë lidhjet e universitetit me diasporën akademike, të nxisë kërkimin shkencor, shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe të mbështesë politikëbërjen e bazuar në dëshmi.
Zhvillimi dhe operacionalizimi i kësaj platforme do të jenë në përgjegjësi të njësitit dhe të Qendrës për Studime të Avancuara, ndërsa pas vitit të parë synohet të lansohen edhe pilot-programet e parapara në kuadër të kësaj nisme.
Forumi i dytë “Bashkë në Shkencë” në Universitetin e Prishtinës përkrahet nga GIZ dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...