Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
New Project (26)
07/05/2026 - 17:05
Linku u kopjua

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës pas përfundimit të gjysmëfinaleve, ku spikasin emrat që dërguan skuadrat e tyre drejt finales së madhe.

Siç pritej, formacioni dominohet nga lojtarët e PSG-së dhe Arsenalit, dy protagonistët që do të ballafaqohen për trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

Sulmi udhëhiqet nga treshja shpërthyese Dembélé, Luis Díaz dhe Saka, të cilët ishin vendimtarë në kualifikimin e ekipeve respektive. Mesfusha është një përzierje perfekte e forcës dhe teknikës me Rice, Kimmich, Kvaratskhelia dhe talentin e ri Doué.

Ndërkohë, mbrojtja dhe porta janë "blinduar" nga Raya, Saliba, Pacho dhe Pubill, duke treguar stabilitetin që i dërgoi këto klube deri në fund.

Finalja e madhe e këtij edicioni mes PSG-së dhe Arsenalit do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin magjik "Puskás Aréna" në Budapest, Hungari.

Për Parisin kjo është mundësia për të mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa "Gunners" e Londrës kërkojnë lavdinë e parë historike në këtë garë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026