Kane bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në Botëror
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kane bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë në Botëror
New Project - 2026-06-28T170139.395
28/06/2026 - 17:01
Linku u kopjua

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka hyrë në histori duke u bërë golashënuesi më i mirë i “Tre Luanëve” në historinë e Kupave të Botës.

Sulmuesi realizoi golin e tij të 11-të në këtë kompeticion gjatë fitores 2:0 ndaj Panamasë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke lënë pas legjendën Gary Lineker, i cili kishte shënuar 10 gola.

Kane shënoi me kokë pas një asistimi të Jude Bellingham, ndërsa me këtë realizim regjistroi edhe golin e 82-të me fanellën e Anglisë. Sulmuesi i Bayern Munich tashmë është barazuar me Jürgen Klinsmann dhe Sándor Kocsis në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës, me 11 gola secili.

Pas ndeshjes, Kane u shpreh i lumtur për rekordin e ri, duke theksuar se kishte besim se goli do të vinte.

Ndihesha se po pozicionohesha mirë, por topi nuk po vinte te unë. Si sulmues, gjithmonë pret rastin tënd. Jude bëri një aksion fantastik dhe harkoi topin në mënyrë perfekte. Ishte kënaqësi ta shihja të përfundonte në rrjetë”, deklaroi Kane.

31-vjeçari mbetet gjithashtu në garë për të fituar për herë të dytë në karrierë “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës, pasi aktualisht ndodhet pranë kryesuesve të listës së golashënuesve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026