Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Wolverhampton dhe Liverpoolit, ndeshje e përsëritur kjo për shkak se të dy skuadrat barazuan 2:2 në takimin e parë.
Përballja e cila është e vlefshme për FA Cup, do të vendosë se cila skuadër do ta sigurojë biletën drejt raundit të katërt të kësaj gare, raporton KosovaPress.
Fituesi i përballjes së sotme do ta siguronte kualifikimin tutje në raundin e katërt, ku atje i pret skuadra e Brightonit.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara, Wolves ka një bilanc prej një fitoreje, dy barazimeve dhe dy humbjeve, në krahasim me Liverpoolin që ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.
Tanimë të dy trajnerët, sikurse Lopetegui ashtu edhe Klopp kanë vendosur se cilët lojtarë do të jenë titullarë, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Wolverhampton (4-4-2): Sa; Lembikisa, Collins, Toti, Jonny; Hodge, Neves, Moutinho, Ait-Nouri; Jimenez, Traore