Formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Benfica
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Benfica
real
25/02/2026 - 20:04
Linku u kopjua

Benfica dhe Real Madrid kishin momente tensionuese javën që lam pas, ani pse mbretërit mposhtën portugezët me rezultat minimal 1-0.

Përballja e brazilianit Vinicius Junior dhe argjentinasit Prestianni hapi diskutim në mbarë botën, ngase ky i fundit dyshohet të ketë fyer brazilianin në forma racore.

Poashtu skuadra portugeze bëri apel që ti evitohet suspendimi mirëpo UEFA e hodhi poshtë kërkesën e tyre.

Madrilienët sonte pa Kylian Mbappe për arsye të një shqetësimi ne gjurin e tij zbresin në fushë me këtë përbërje (4-4-2): Courtois, Trent, Rudiger, Asencio, Carreras, Valverde, Guler, Tchouameni, Camavinga, Gonzalo dhe Vinicius Junior.

Benfica në anën tjetër ka zgjedhur të luaj nga fillimi me këta futbollistë (4-2-3-1): Trubin, Aursnes, Pavlidis, Dedic, Barreiro, Richard, Schjelderup, Dahl, Rafa, Otamendi, Tomas

Ndeshja luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në orën 21:00

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026