Shtëpia e Rihanna qëllohet me armë zjarri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shtëpia e Rihanna qëllohet me armë zjarri
Rihanna, shtepia
09/03/2026 - 11:10
Linku u kopjua

Shtëpia e pop yllit Rihanna në Beverly Hills u bë objekt i të shtënave me armë të dielën, sipas Policisë së Los Anxhelosit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 me kohën lokale, kur një grua në të 30-at ndaloi me makinë pranë rezidencës dhe qëlloi shtatë herë para se të largohej me shpejtësi. Automjeti i saj u gjet rreth 12 km larg vendngjarjes dhe gruaja u vu nën arrest. Në vendin e ngjarjes policia gjeti fishekë të armës sulmuese, por fatmirësisht askush nuk u lëndua, përfshirë edhe vetë Rihannën, e cila ndodhej në shtëpi gjatë incidentit.

Rihanna, 37-vjeçe dhe e lindur Robyn Fenty, ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky – një vajzë e sapolindur dhe dy djem, Riot dhe RZA. Çifti njoftoi shtatzëninë e fundit gjatë Met Galas të vitit të kaluar, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Incidenti me armë vjen pas një serie ngjarjesh ligjore që përfshinin partnerin e saj A$AP Rocky, i cili u shpall i pafajshëm për përdorim armësh ndaj një miku të mëparshëm në shkurt të vitit 2025, gjatë një gjyqi ku Rihanna kishte ardhur me dy djemtë e saj në gjykatë. Përfaqësuesit e Rihannës nuk kanë bërë ende komente për ngjarjen e fundit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026