Formacionet zyrtare të ndeshjes Celja – Drita
Drita do të zbresë sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme evropiane të këtij sezoni, kur nga ora 18:45 do të përballet me Celjen në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Liga e Konferencës UEFA.
Skuadra kosovare vjen në këtë takim pas humbjes 3–2 në ndeshjen e parë, e cila u zhvillua javën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pavarësisht disavantazhit minimal, Drita shpreson të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë një kualifikim historik në 1/8 e finales.
Nga ana tjetër, Celje hyn në këtë përballje me avantazh dhe vetëbesim të lartë, teksa ndeshja luhet para tifozëve të saj në Stadion Z’dežele. Skuadra sllovene synon të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, kur arriti deri në çerekfinale.
Formacioni i Dritës (5-3-2): Portier : Maloku, Mbrojtës : Krasniqi, Bejtulai, Pëllumbi, Sheji, Ovouka, Mesfushor: Limaj, Dabiqaj, Tusha, Sulmues: Balaj, Krasniqi
Formacioni i Celja : (4-3-3) : Portier: Leban, Mbrojtës : Bejger, Hrka, Vuklisevic, Juanjo, Mesfushore : Kvesic, Calusic, Seslar, Sulmues : Iosifov, Kucys, Pozeg
Gjithçka mbetet e hapur, ndërsa përballja e sotme pritet të dhurojë emocion dhe tension deri në minutën e fundit.
KosovaPress