Në stadiumin “Olimpico” sonte nga ora 21:00 do të ballafaqohen Fiorentina dhe Interi, në kuadër të finales së Kupës së Italisë.
“Nerazzurët” janë kampioni në fuqi i kësaj gare dhe tashmë e kanë ngritur trofeun tetë herë. Fiorentina në anën tjetër e ka fituar Kupën e Italisë gjashtë herë dhe ka humbur finalen e fundit që ka luajtur në vitin 2014 kundër Napolit, raporton KosovaPress.
Inter dhe Fiorentina fituan nga një ndeshje në Serie A këtë sezon përballë njëra-tjetrës. “Nerazzurët” fituan 4:3 në Firence në tetor, ndërsa Fiorentina siguroi një fitore 1:0 në “San Siro” në muajin prill.
Vetëm Salvatore Sirigu nuk është në dispozicion për Fiorentinën, ndërsa Interi është pa të lënduarit Henrikh Mkhitaryan dhe Milan Skriniar.
Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Biraghi, Quarta, Milenkovic, Dodo; Castrovilli, Amrabat, Bonaventura; Gonzalez, Cabral, Ikone
Inter (3-5-2): Handanovic; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Dzeko, Lautaro