Manchester City pret në shtëpi Nottingham Forestin, me synimin e qartë për të vazhduar ndjekjen e liderëve të Ligës Arsenalin pas katër fitoreve radhazi në ligë.
City janë duke kaluar një formë të shkëlqyer në Etihad, ku kanë fituar 16 nga 19 ndeshjet e fundit të ligës. Përballë kanë një kundërshtar që po lufton për mbijetesë dhe që nuk ka fituar asnjë pikë në tri vizitat e fundit në këtë stadium, duke pësuar 11 gola e duke mos shënuar asnjë.
Ndërkohë, City do të kërkojë të përfitojë nga forma e Rayan Cherki-t, i cili është vetëm një gol larg shifrës prej dhjetë golash këtë sezon.
Mungesa ka City që luan pa Nico O'Reilly dhe Erling Haaland (të lënduar), ndërsa te Forest mungon portieri Stefan Ortega.Manchester City (4-1-3-2): Donnarumma; Nunes, Dias, Guehi, Ait-Nouri; Rodri; Cherki, Silva, Foden; Semenyo, Haaland.
Nottingham Forest (3-4-2-1): Sels; Milenkovic, Murillo, Aina; Williams, Sangare, Anderson, Dominguez; Gibbs-White, Cunha; Igor Jesus.