Formacionet zyrtare Manchester City - Everton
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Manchester City - Everton
Manchester City udhëton drejt stadiumit "Hill Dickinson" për t’u përballur me Evertonin, në një ndeshje ku fitorja është jetike për garën e tyre për titull në Premier League.
Ndonëse "Citizens" vijnë pas një ecurie prej 11 ndeshjesh pa humbje në ligë dhe një dominimi historik ndaj Evertonit me tetë fitore radhazi si mysafirë, skuadra e David Moyes mbetet në garë për kualifikimin evropian, pavarësisht formës së dobët të kohëve të fundit në shtëpi.
Statistikat favorizojnë miqtë, pasi Pep Guardiola nuk ka humbur kurrë ndaj Moyes (13 fitore, 2 barazime), por Evertoni do të shpresojë te forma e Kiernan Dewsbury-Hall për të shkaktuar befasinë.
Formacionet zyrtare :
Everton ( 4-2-3-1) Pickford — Mykolenko, Keane, Tarkowski, O'Brien — Garner, Iroegbunam — Ndiaye, Rohl, Dewsbury-Hall — Beto
Manchester City (4-2-3-1) Donnarumma — O'Reilly, Guehi, Khusanov, Nunes — Silva, Nico — Doku, Cherki, Semenyo — Haaland
KosovaPress