Formacionet zyrtare Bohemians - Ballkani
FC Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, ku nga ora 19:00 në Dublin përballet me skuadrën irlandeze Bohemians.
Pas shortit të hedhur nga UEFA, Ballkani ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në rast se eliminon Bohemians.
Në raundin e tretë kualifikues të Conference League, skuadra nga Suhareka do të përballet me humbësin e çiftit të UEFA Europa League mes Beşiktaşit dhe Midtjyllandit.
Megjithatë, i gjithë fokusi i Ballkanit mbetet te sfida e sotme në Dublin, ku synon një rezultat pozitiv për të krijuar avantazh para ndeshjes së kthimit dhe për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.
Formacionet zyrtare:
Bohemians (
5-3-2): 32- Strods, 17- McDon..., 6- Flores, 25- Walters, 22- Todd, 5- Diallo, 12- Hickey, 26- Tierney, 10- Devoy, 16- Power, 9- Whelan
FC Ballkani (4-3-3): 25- Golubovic, 12- Dosso, 4- Halili, 28- Batarelo, 14- Ismajlgeci, 8- Domgjoni, 5- Sabanadzovic, 6- Vokrri, 10- Giovanni, 20- Kuc, 9- Serebe
KosovaPress