Formacionet zyrtare Aston Villa - Chelsea
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Aston Villa - Chelsea
chelsea
04/03/2026 - 20:13
Linku u kopjua

Sfida e sotme mes Aston Villa dhe Chelsea është një sfidë direkte për pozitën e Champions Ligës në tabelë.

Aston Villa mban aktualisht vendin e 4, të fundit që dërgon direkt në UCL, por Chelsea është vetëm 6 pikë prapa në vendin e 6 dhe me një fitore sonte do ta rihapte plotësisht garën.

Forma e Villës në kohën e fundit në shtëpi mbetet shqetësuese, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit. Pika e tyre e fortë mbetet aftësia për të përmbysur rezultatin, pasi kanë fituar gjashtë ndeshje këtë sezon edhe pasi kanë pësuar të parët.

Nga ana tjetër, Chelsea vjen në këtë takim pas tre ndeshjesh pa fitore, e cila kulmoi me humbjen në derbi ndaj Arsenalit.

Trajneri Liam Rosenior do të ketë si detyrë kryesore disiplinimin e skuadrës, e cila kryeson listën për kartonë të kuq në ligë (7) dhe ka mbetur me dhjetë lojtarë në dy sfidat e fundit.

Mungesat te Aston Villa: John McGinn, Boubacar Kamara, Youri Tielemans dhe Harvey Elliott. Një listë e gjatë që rëndon mesfushën e tyre.

Chelsea: Mungojnë Pedro Neto (karton i kuq), Marc Cucurella, Levi Colwill dhe Estevao Willian.

Formacionet zyrtare:

Aston Villa (4-2-3-1)Martinez, Cash, Konsa, Mings, Maatsen, Douglas Luiz, Onana Bailey, Rogers, Buendia Watkins

Chelsea (4-2-3-1)Jorgensen Gusto, Fofana, Chalobah, Hato, James, Caicedo Palmer, Fernandez, Garnacho Joao Pedro

Lajmi i mirë për "Blutë" është rikthimi i Reece James dhe Cole Palmer.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026