Formacionet zyrtare Arsenal - Burnley
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet zyrtare Arsenal - Burnley
Arsenal pret sonte në "Emirates" skuadrën e Burnley-t, me synimin e vetëm për të siguruar tri pikët që do t'i dërgonin "Gunners" gjithnjë e më afër titullit të parë të Premier League pas më shumë se 20 vjetësh.
Pas fitores së fundit kontroverse 1-0 ndaj West Ham-it, djemtë e Mikel Artetas e dinë se fitorja në dy ndeshjet e mbetura do t'u garantonte lavdinë, veçanërisht nëse Manchester City gabon në sfidën e tij.
Statistikat janë të gjitha në favor të londinezëve, të cilët gëzojnë një ecuri prej 44 ndeshjesh pa humbje në shtëpi kundër skuadrave të sapofutura në ligë (39 fitore, 5 barazime), ndërsa Burnley vjen në këtë përballje me fatin e vulosur, pasi tashmë ka rënë matematikisht në Championship.
Formacionet zyrtare:
Arsenal (4-3-3): Raya – Calafiori, Gabriel, Saliba, Mosquera – Eze, Rice, Odegaard – Trossard, Havertz, Saka.
Burnley (4-2-3-1): Weiss – Walker, Tuanzebe, Esteve, Lucas Pires – Tchaouna, Ugochukwu, Mejbri, Florentino, Anthony – Flemming.
KosovaPress