Formacionet e mundshme, Ishujt Faroe-Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas suksesit ndaj Moldavisë në “Air Albania” të cilën e mposhti me rezultat 2-0, Kombëtarja Shqiptare do të kërkojë sot tri pikë të reja edhe ndaj Ishujve Faroe.

Rivali i kuqezinjve është i fundit në grupin E me vetëm një pikë, andaj fitorja është synimi i vetëm i të përzgjedhurve të Silvinjos, raporton KosovaPress.

Me një fitore eventuale, Shqipëria do të shkonte të kuotën e gjashtë pikëve, ku do t’i kishte dy fitore dhe një humbje dhe do bënte një hap të madh drejt synimit për kualifikim në Euro 2024.

Në konferencë për media, trajneri i kuqezinjve, braziliani Silvinjo kërkoi që skuadra të mos përfshihet nga euforia por të qëndrojë e fokusuar, duke e konsideruar rivalin e sotëm si shumë të vështirë për t’u mposhtur.

Grupin E e kryeson Republika e Çekisë me shtatë pikë, ndërsa ndiqet nga Polonia dhe Shqipëria me nga tri pikë, ndërsa Moldavia ka dy pikë, para Ishujve Faroe si të fundit me vetëm një pikë.

Këto janë formacionet e mundhsme të kësaj ndeshje që nis nga ora 20:45.

Ishuj Faroe: Lamhauge; Joensen, Faero, G. Vatnhamar, Davidsen; Mikkelsen, S. Vatnhamar, Andreasen, Hendriksson; Edmundsson, K Olsen

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Djimsiti, Ismajli, Hysaj, Bare, Asani, Bajrami, Ramadani, Uzuni, Cikalleshi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025