Forcohet Gjermania, jep 4.4 miliardë euro për dronë kamikazë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Forcohet Gjermania, jep 4.4 miliardë euro për dronë kamikazë
dronet kamikaze
26/02/2026 - 14:42
Linku u kopjua

Gjermania pritet të jap 540 milionë euro për të blerë dronë kamikazë, sivjet.

Kjo shumë është vetëm fillimi, pasi planet janë që shpenzimet për këtë investim ushtarak të tetëfishohen.

Vizën për këtë gjë e ka dhënë edhe Komiteti buxhetor i Bundestagut, të mërkurën, ka bërë të ditur DPA, përcjellë KosovaPress.

Blerja do të bëhet nga kompanitë gjermane Helsing dhe Stark Defence, me një kufi maksimal prej 1 miliard eurosh për fazën fillestare.

Ministria e Mbrojtjes planifikon të shpenzojë deri në 4.4 miliardë euro për këta dronë në vitet e ardhshme, duke porositur disa mijëra njësi në fazën e parë.

Brigada e para gjermane që do të pajiset më kësi dronë do të jetë ajo që ndodhet në Lituani.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius e quajti vendimin një hap të rëndësishëm, duke theksuar përfitimet e përfshirjes së dronëve, nga përvoja e Ukrainës.

Gjatë debatit u shfaqën shqetësime për përfshirjen e investitorit amerikan Peter Thiel në kompaninë prodhuese të dronëve Stark Defence, dhe ndikimin e mundshëm të tij në të, duke ditur se ai ka një afri me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026