Foda publikoi listën e Kosovës, vjen reagimi nga “Dardanët”
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda publikoi sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Kosova do të përballet më 22 mars me Armeninë, ndërsa më 26 mars zhvillon ndeshje kundër Hungarisë, raporton KosovaPress.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu, pas angazhimit me Kombëtaren U21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

“Duam fitore. Forca Kosovë”, reaguan “Dardanët” në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025