Foda: Luajmë vetëm për fitore ndaj Andorras
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Foda: Luajmë vetëm për fitore ndaj Andorras
kombetare
06/06/2026 - 12:23
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes miqësore kundër Andorrës, duke theksuar se kjo sfidë do të shërbejë si test i rëndësishëm për ekipin, por edhe si mundësi për futbollistët e rinj që të dëshmojnë vlerat e tyre.

Ai u ndal gjithashtu te objektivat për ndeshjen dhe situata rreth talentit Erblin Osmani.

Duke folur për përbërjen e skuadrës dhe mungesat eventuale, Foda theksoi se Kosova ka treguar edhe më parë se di t’i përballojë këto situata, ndërsa paralajmëroi minuta për futbollistët e rinj.

"Sigurisht në çdo ndeshje të futbollit gjithmonë ka mungesa të lojtarëve por kjo siç kemi treguar edhe në ndeshjet e kaluara edhe në kualifikime nuk paraqet ndonjë problem të madh sepse ne mund ti zëvendësojnë këto dhe tani siç e dimë e kemi një ndeshje miqësore, e dyta me radhë dhe tani do t’iu japim mundësi lojtarëve të rinjë që të prezantohen. Këtë e kemi bërë edhe në ndeshjen e parë edhe nesër do ta bëjmë të njëjtën", bëri të ditur Foda.

Sa i përket objektivave për përballjen me Andorrën, tekniku gjerman tha se fitorja mbetet synimi kryesor, por ndeshja do të ketë vlerë edhe në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme.

"Sigurisht se qëllimi kryesor është që ta fitojnë këtë ndeshje por do t’i shërbejë edhe Ligës së Kombeve. Është ndeshje testuese pastaj të gjithë lojtarët për momentin i kam shikuar dhe të gjithë janë stërvitur shumë mirë, që të gjithë e kanë merituar të luajnë por sigurisht se do të luajmë me skuadrën më të mirë. Do ta bëjmë përzgjedhjen dhe sigurisht se Andorra është një skuadër shumë e mirë e cila nga ana takime është shumë e mirë", u shpreh Foda.

I pyetur për talentin Erblin Osmani dhe mundësinë që ai t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen, Foda konfirmoi takimin me lojtarin, por theksoi se vendimi final i takon vetë futbollistit.

Ndeshja Kosovë -Andorrë ka karakter miqësor dhe zhvillohet të dielën në Prishtinë le fillim nga ora 20:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026