Sonte El Clasico: Barcelona kërkon titullin kundër Madridit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte El Clasico: Barcelona kërkon titullin kundër Madridit
New Project (35)
10/05/2026 - 13:53
Linku u kopjua

Sonte në orën 21:00, e gjithë bota e futbollit do t'i ketë sytë nga "El Clásico" numër 264, ku Barcelona e Hansi Flick mund të shpallet zyrtarisht kampion i La Ligës për herë të 29-të në histori.

Me 10 fitore radhazi dhe një distancë prej 11 pikësh nga rivalët e tyre të përjetshëm, "Blaugranave" u mjafton vetëm një barazim për të siguruar titullin, ndërkohë që Real Madridi i Álvaro Arbeloas vjen në këtë sfidë mes krizave të brendshme.

Përballja pritet të jetë elektrizuese, me Vinícius Júnior që mbetet rreziku kryesor për madrilenët, ndërsa Barcelona synon të mbyllë llogaritë me stil përballë tifozëve të vet për të ruajtur rekordin e përsosur në shtëpi këtë sezon.

Formacionet e mundshme:


Barcelona (4-2-3-1): J. Garcia — Cancelo, Martin, Cubarsi, E. Garcia — Gavi, Pedri — Fermin, Olmo, Rashford — Lewandowski.

Real Madrid (4-4-2): Courtois — Alexander-Arnold, Rudiger, Huijsen, Garcia — Bellingham, Tchouameni, Pitarch, Camavinga — Diaz, Vinicius Jr.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026