Fjalët përfundimtare në rastin “Banjska”, avokati serb tenton të shfajësojë të akuzuarit
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Fjalët përfundimtare në rastin “Banjska”, avokati serb tenton të shfajësojë të akuzuarit
Bajnska
20/04/2026 - 10:51
Linku u kopjua

Nën masa të larta të sigurisë janë sjell edhe sot në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.

Në seancën e sotme kanë filluar të dëgjohen fjalët përfundimtare të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve.

Para trupi gjykues ka nisur parashtrimet e tij avokati i Bllagoje Spasojeviqit, avokati Ljubomir Pantoviq i cili po tenton të shfajësojë tre të akuzuarit.

“Si është e mundur që t’i bëhet thirrje gjykatës për respektimin e të gjitha të drejtave ligjore të pandehurve, ndërkohë që në të njëjtën kohë të flitet për aktgjykimin dhe për dënimin më të rëndë të mundshëm”, ka deklaruar ai.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në parashtrimet e tij, para trupit gjykues, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ai ka thënë se është vërtetuar se të njëjtit kanë pasur dijeni dhe rol për zhvillimin e këtij sulmi me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026