FireDestroyer instalohet në ambientet e KosovaPress, rrit sigurinë me sistem automatik kundër zjarrit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
FireDestroyer instalohet në ambientet e KosovaPress, rrit sigurinë me sistem automatik kundër zjarrit
Siguria e ambienteve të punës dhe mbrojtja e pajisjeve teknologjike mbeten ndër prioritetet kryesore të KosovaPress.
Në kuadër të forcimit të masave parandaluese, në pikat kyçe të ambienteve të KosovaPress është instaluar sistemi FireDestroyer, i cili mundëson shuarjen automatike të zjarrit në rast emergjence.
Ky sistem është vendosur për të mbrojtur serverët, studiot dhe hapësirat e punës, duke ofruar reagim të shpejtë në rast të shpërthimit të zjarrit dhe duke reduktuar rrezikun për dëme materiale apo ndërprerje të funksionimit.
Me këtë investim, KosovaPress synon të rrisë nivelin e sigurisë së infrastrukturës së saj dhe të garantojë mbrojtje më të madhe për pajisjet dhe ambientet e punës, duke vënë theks të veçantë te parandalimi si elementi kryesor i menaxhimit të rreziqeve.
Ndryshe, FireDestroyer është një teknologji evropiane për mbrojtje aktive nga zjarri, e prezantuar së fundmi edhe në Kosovë si një zgjidhje inovative për parandalimin dhe shuarjen automatike të zjarrit në fazat e tij fillestare.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, sistemi aktivizohet automatikisht brenda tre deri në pesë sekondave nga kontakti me zjarrin, pa pasur nevojë për energji elektrike, sensorë apo ndërhyrje njerëzore. Ai është projektuar për të mbrojtur serverë, qendra të të dhënave, studio, pajisje elektrike, ambiente pune dhe hapësira të tjera me rrezik të shtuar.
Në Kosovë, FireDestroyer përfaqësohet nga kompania e drejtuar nga Durim Sheremeti, ndërsa, një muaj më parë, prezantimi i brendit u mbështet edhe nga Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë dhe u ndoq nga përfaqësues institucionalë e diplomatikë, duke u vlerësuar si një hap drejt sjelljes së teknologjive moderne të sigurisë në tregun kosovar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.