FFK themelon Akademinë e Referimit të Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FFK themelon Akademinë e Referimit të Kosovës
New Project - 2026-06-22T143255.349
22/06/2026 - 16:32
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës, ka njoftuar themelimin e Akademisë së Referimit të Kosovës, një projekt ky që synon revolucionarizimin dhe profesionalizimin e ndarjes së drejtësisë në futbollin vendor.

Ky projekt madhor, i cili do të nisë zyrtarisht më 1 korrik, ka për qëllim identifikimin, edukimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja të gjyqtarëve, duke krijuar një strukturë të qëndrueshme për të ardhmen.

I gjithë programi zhvillimor do të udhëhiqet nga kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Përparim Hasani, që njihet edhe si iniciatori kryesor i kësaj ideje.

Për më tepër, emrat që do të mentorojnë dhe do t'u ligjërojnë rekrutëve të rinj janë elitari i referimit tonë: gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Bujar Selimani, si dhe ish-gjyqtari i mirënjohur Kreshnik Vula.

Të gjitha kriteret e aplikimit, detajet e rekrutimit dhe mënyra e regjistrimit për të gjithë të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë në arbitrim do të bëhen publike më 1 korrik në kanalet zyrtare të FFK-së.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026