Alvarez refuzon Arsenal-in dhe PSG-në për kalimin te Barcelona
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Alvarez refuzon Arsenal-in dhe PSG-në për kalimin te Barcelona
New Project (98)
28/05/2026 - 18:29
Linku u kopjua

Barcelona është gati të rrisë intensitetin për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Sipas një raportimi nga GOAL.com, ylli argjentinas ka ndarë mendjen për të kaluar në "Camp Nou", duke refuzuar ofertat e majme nga dy gjigantët e tjerë europianë, Arsenal dhe Paris Saint-Germain.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po kërkon me ngulm ndërtimin e një reparti ofensiv të frikshëm për sezonin e ri 2026-27. Pasi klubi katalunas thuajse ka mbyllur marrëveshjen me talentin anglez Anthony Gordon nga Newcastle për 70 milionë euro plus bonuse, Alvarez shihet si goditja e dytë e madhe për të zëvendësuar veteranin Robert Lewandowski.

Atletico kërkon shifër rekorde, por ka një "prapaskenë"

Drejtuesit e Atletico Madridit, të udhëhequr nga drejtori sportiv Mateu Alemany, nuk bëjnë lëshime lehtë për lojtarin e tyre kryesor. Los Rojiblancos kanë vendosur një çmim fillestar prej 150 milionë eurosh.

Megjithatë, siç raporton GOAL.com, operacioni mund të mbyllet edhe për një shifër më të ulët, me kusht që Barcelona të përfshijë lojtarë të nivelit të lartë në shkëmbim.

Presim të shihet në ditët në vijim se a do të munden këta rival të mirëkuptohen.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026