Futbollisti i Dukagjinit, Vladyslav Khomutov është shpallur “Ylli i javës” për xhiron e 31-t në Superligën e Kosovës në futboll.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Dukagjini, Vladyslav Khomutov e ndau Valjeta Krasniqi, organizatore e eventeve në Albi Mall.
“Jam shumë i lumtur për çmimin. Një falënderim i madh shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi sepse pa ta ky trofe do të ishte i pamundur. Falënderoj po ashtu të gjithë shtabin dhe të gjithë njerëzit e klubit. Në ndeshjen e fundit kishte një numër të madh të tifozëve të cilët na përkrahen. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët përkrahin vendin tim Ukrainën, e cila po kalon në periudhë të vështirë si pasojë e agresionit të Rusisë. E falënderoj edhe familjen time për mbështetjen që ma bëjnë nga Ukraina për çdo javë në çdo ndeshje. I kemi shumë të rëndësishme 5 ndeshjet e fundit dhe do të luftojmë deri në fund që ta jetësojmë ëndrrën e KF Dukagjinit dhe të qytetit të Klinës për Evropë. Besoj që ne do të jemi njëra nga 4 ekipet, të cilat do të garojnë në Evropë këtë edicion”, ka theksuar Vladyslav Khomutov për faqen zyrtare të FFK-së.