Kapet në flagrancë fajdexhiu në Gjakovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Kapet në flagrancë fajdexhiu në Gjakovë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve Gjakovë, ka arritur të kapë në flagrancë sot një person duke marrë fajde.

Ai është kapur në momentin duke marrë pagesat e kamatës nga një person tjetër, shtetas kosovar.

Me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 euro para të gatshme,

një telefon, një veturë me targa vendore, si dhe fletore e dëshmi tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit personi i arrestuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025