Festivali 'Sunny Hill' drejt "sold out", 90 për qind e biletave tashmë janë shitur
Showbiz
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Festivali 'Sunny Hill' drejt "sold out", 90 për qind e biletave tashmë janë shitur
foto 1
25/07/2026 - 11:20
Linku u kopjua

Entuziazmi për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival po arrin kulmin, teksa organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 90 për qind e biletave për festivalin.

Vetëm gjashtë ditë para nisjes së ngjarjes më të madhe muzikore në Kosovë, kanë mbetur në dispozicion vetëm edhe 10 për qind e biletave, duke sinjalizuar se festivali është shumë pranë statusit "sold out".

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk e kanë siguruar biletën, të nxitojnë ta bëjnë këtë sa më parë, pasi numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar.

Videoja shoqërohet me ritmet e hitit "Last Friday Night" të Katy Perryt, një zgjedhje simbolike, pasi superylli amerikan është një nga emrat kryesorë të këtij edicioni të festivalit.

Katy Perry do të ngjitet në skenën e Sunny Hill në natën e parë të festivalit, ndërsa në natën e dytë publiku do të argëtohet nga këngëtari skocez Lewis Capaldi. Mbyllja spektakolare e festivalit do t'i besohet DJ-it dhe producentit me famë botërore Martin Garrix, i cili do të performojë në natën e tretë.

Me interesimin e jashtëzakonshëm nga publiku vendas dhe ai ndërkombëtar, gjithçka tregon se edhe ky edicion i Sunny Hill Festival do të zhvillohet para një audience të tejmbushur, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026