Përfaqësues të fermerëve dhe të kompanisë “Vita”, kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të publikohen rezultat e analizave të qumështit “Vita”.
Ata u mblodhën para AUV, ku edhe mbajtën një konferencë për media.
“Ne si shoqatë jemi zotuar te “Vita”, se ministria shumë shpejt do t’i publikojë rezultatet por nuk ka asgjë konkrete deri më tani. Ju lutem që rezultatet e mostrave të 2 korrikut 2026 të qumështit Vita, me vendim të posaçëm, t’i dërgohen qumështores “Vita” menjëherë, në mënyrë që të përmirësojë imazhin e qumështit Vita, në mënyrë që automatikisht të mos ketë probleme me grumbullimin e qumështit në ditët në vijim, për shkak të stoqeve të krijuara në qumështoren Vita. Pra, urgjentisht të merren masa në kontrollin… në kontrollin e produkteve të importuara të dyshimta që po shiten në raftet tona me çmime shumë të ulëta, në mënyrë që sa më shpejt qumështoret tona të rrisin grumbullimin e qumështit. Edhe me shumë mirësjellje, edhe një herë po ju lusim publikisht të gjithë aktorët, nuk jemi duke kërkuar diçka të paarritshme, po kërkojmë vetëm publikimin e rezultateve që jemi të sigurtë që deri më tani janë realizuar. Po të publikohet rezultati i analizës së marrë më 2.07.2026 sa më shpejt”, tha ai.
“Ne po kërkojmë vetëm se rezultatet e datës 2 korrik që janë marrë në qumështore, që neve na thotë kompania kinse me pretendime se ka përbërje të vajit të palmës dhe qumështit pluhu, këtë po kërkojmë. Të krijojmë një qartësi te konsumatorë dhe një siguri tek fermerët, kemi edhe në mesin e fermerëve që është krijuar në hamulli, çka paska ndodhë? Pse janë kriju gjithë këto analiza?”, tha Krasniqi.