Ferizaj në terr, reduktime të ashpra në qytet – jep detaje KEDS-i
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ferizaj në terr, reduktime të ashpra në qytet – jep detaje KEDS-i
terri
Foto Ilustruese
31/03/2026 - 12:36
Linku u kopjua

Qytetarët e Ferizajt janë duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Në këtë qytet ka mungesë të energjisë elektrike nga dita e djeshme. Këtë e konfirmoi edhe Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj, Alberton Sahiti, i cili për KosovaPress tha se qyteti ka qenë pa furnizim me energji elektrike për rreth 16 orë gjatë ditës së djeshme.

Sipas tij, edhe sot disa pjesë të kësaj komune po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“16 orë krejt qendrën nuk ka pasur rrymë, pra në orë të vona ka ardhur. Arsyet janë, sipas KEDS-it që janë duke punuar diku në trafo të re, kështu që nuk kemi ndonjë arsye tjetër. Tash, për momentin, gjendja ka filluar me u stabilizuar, po jo bash në gjendjen më të mirë të mundshme. Ka pjesë, ka edhe pjesë-pjesë ku nuk ka rrymë sot. E sidomos nata e mbrëmshme, ka qenë diku mbi 16 orë, krejt qyteti i Ferizajt ka qenë pa rrymë” , tha Sahiti për KosovaPress.

Ndërkaq, KEDS për KosovaPress ka njoftuar se arsyeja e kufizimit të furnizimit me energji elektrike në Ferizaj është për shkak të prishjes e transformatorit T3 në Ferizaj nga ana e KOSTT. Sipas tyre kjo gjendje e furnizimit vazhdon që nga data 13 mars kur është dëmtuar ky transformator.

Ndërkohë, KosovaPress ka kontaktuar edhe me KOSTT dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Edhe disa qytetarë në Ferizaj janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike, që sipas tyre po paraqet vështorësi në jetën e tyre të përditshme.

Dy ditë më parë edhe disa vende të Prshtinës mbeten në terr për gati 24 orë si pasojë dëmtimit të infrastrukturës energjetike nga shembja e rrugës 'Don Shtjefën Kurti".


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026