Ferizaj dhe Prishtina Elite përballen sonte për titullin kampion U20 në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ferizaj dhe Prishtina Elite përballen sonte për titullin kampion U20 në volejboll
veliboll-topi
10/06/2026 - 09:31
Linku u kopjua

Sonte në palestrën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj do të zhvillohet finalja e madhe e Play-Off-it U20 në volejboll në konkurrencën e femrave, ku do të përballen Ferizaj dhe Prishtina Elite për titullin e kampiones së Kosovës.

Dy skuadrat siguruan kualifikimin në finale pas paraqitjeve të suksesshme në fazën finale të kampionatit, ku morën pjesë nëntë ekipet më të mira. Prishtina Elite kaloi fillimisht Fer Volley-n me rezultat 2:0 dhe më pas mposhti Kastriotin në gjysmëfinale po me rezultat 2:0.

Në anën tjetër, Ferizaj triumfoi ndaj Fushë Kosovës në çerekfinale me 2:0, ndërsa në gjysmëfinale ishte më e mirë se Vëllaznimi, duke fituar po ashtu me rezultat 2:0.

Finalja ndërmjet Ferizajt dhe Prishtina Elite do të nisë në orën 20:00 në palestrën “Astrit Bytyqi”, ku do të përcaktohet kampionia e kategorisë U20 për femra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026