Federata e Hendbollit e Kosovës nis implementimin e projektit “Master Plan” në Mitrovicë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Federata e Hendbollit e Kosovës nis implementimin e projektit “Master Plan” në Mitrovicë
hendboll
02/03/2026 - 16:26
Linku u kopjua

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka filluar implementimin e projektit “Master Plan”, të financuar nga Federata Evropiane e Hendbollit, me qëllim zhvillimin e sportit të hendbollit dhe rritjen e bazës së lojtarëve dhe trajnerëve në vend.

Prioritet projektit i është dhënë në Mitrovicë, ku në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor është nisur liga e hendbollit për shkollat e qytetit. Aktualisht në projekt janë të angazhuar 160 fëmijë nga tetë shkolla, ndërsa xhirot për djem e vajza zhvillohen në baza javore.

FHK njofton se së shpejti projekti do të zgjerohet edhe në komunat e tjera, dhe theksoi se prioriteti kryesor i federatës mbetet punimi me gjeneratat e reja.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të hendbollit në Kosovë dhe krijimit të një infrastrukture të fortë sportive për të rinjtë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026