Galatasaray e dëshiron Muriqin në vend të Icardit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Galatasaray e dëshiron Muriqin në vend të Icardit
Vedat Muriqi
Foto Arkiv
18/05/2026 - 19:32
Linku u kopjua

Me përfundimin e sezonit në Trendyol Süper Lig, kampionët e rinj të Galatasaray-t kanë nisur menjëherë lëvizjet e para në merkaton e transferimeve.

Sipas një raportimi ekskluziv nga platforma mediatike turke gzt, gjiganti nga Stambolli ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet nga Mallorca pas rënies së klubit spanjoll nga kategoria.

Muriqi ka kaluar një sezon mbresëlënës në nivel individual, duke shfaqur një performancë brilante në sulm me 22 gola dhe 1 asistim në 36 ndeshje zyrtare.

Kjo formë e lartë ka bërë që trajneri i Galatasaray-t, Okan Buruk, ta cilësojë atë si objektivin kryesor për të përforcuar fazën ofanzive, sidomos duke parë paqartësitë që rrethojnë të ardhmen e yllit argjentinas, Mauro Icardi.

Burimet e gzt pranë klubit turk konfirmojnë se trajneri dëshiron me çdo kusht ribashkimin me ish-lojtarin e tij:

"Trajneri Okan Buruk dëshiron ta shohë ish-lojtarin e tij në skuadër. Menaxhmentit të klubit i është kërkuar të ndërtojë një skuadër më të thellë dhe më të gjithanshme, duke marrë parasysh lëndimet dhe orarin e ngarkuar të ndeshjeve", shprehet burimi brenda ekipit.

Muriqi, i cili ka një kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029 dhe një vlerë tregu që sillet rreth 4.5 milionë euro, e njeh mjaft mirë kampionatin turk ku më parë ka shkëlqyer me fanellat e Rizesporit dhe rivalëve të rreptë të Fenerbahçe-s.


Nëse bisedimet e nisura herët nga menaxhmenti i verdhë-kuq do të zyrtarizohen, "Pirati" kosovar pritet të jetë shtylla e re e sulmit të Galatasaray-t për fushatën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026