Federata e Basketbollit të Kosovës nderon gjyqtaret e kampit ndërkombëtar
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Federata e Basketbollit të Kosovës nderon gjyqtaret e kampit ndërkombëtar
basketboll
19/03/2026 - 11:07
Linku u kopjua

Në kuadër të finales së Ligës Unike për Femra, janë nderuar gjyqtaret pjesëmarrëse të Kampit për gjyqtare të basketbollit të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, e cila u mbajt paralelisht me këtë garë.

Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija, ndau mirënjohje për gjyqtaret pjesëmarrëse, si dhe për instruktorin e FIBA-s Sinisa Herceg, i cili udhëhoqi kampin, raporton Federata e Basketbollit e Kosovës

Kampi u realizua me iniciativë të Jeta Zeka, gjyqtares së parë femër nga Kosova, duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfshirjen e garave në basketboll.

Ky projekt u mbështet fuqishëm nga FBK, në përputhje me Planin Strategjik 2026-2030, që synon rritjen e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në basketboll.

Në kamp morën pjesë gjyqtare nga disa shtete evropiane, përfshirë Kosovën, Greqinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Austrinë dhe Hungarinë.

Përveç pjesës teorike, gjyqtaret patën mundësinë të gjykojnë edhe ndeshje të Final 4 të Ligës Unike për Femra në Prizren, duke kombinuar përgatitjen profesionale me përvojën praktike në terren.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026