FC Liria për Muriqin: Prizrenasi si një dragua që na bëri krenarë të gjithëve
Lexohet për: 1 min.
1-FC Liri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vedat Muriqi ishte mbrëmë heroi i Kosovës në ndeshjen kundër Zvicrës.

Në përballjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Muriqi shënoi dy gola, gola që barazuan dy herë rezultatin për Kosovën, raporton KosovaPress.

Fillimisht, Muriqi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 65’, kurse shënoi sërish në minutën e 90+5’ shtesë për t’ia siguruar barazimin 2:2 “Dardanëve” ndaj Zvicrës.

Tani, ka reaguar edhe ish-klubi i Muriqit, FC Liria, ku në “Facebook”, skuadra prizrenase e krahasoi 29 vjeçarin me një dragua, i cili e bëri krenarë mbrëmë popullin e Kosovës.

“Të shtunën mbrëma, prizrenasi si një dragua, që rrënon çdo gjë që i del para,  na bëri krenar të gjithëve.

Me dy golësh, ktheu besimin tek skuadra.

E udhëhoqi ate me shumë profesionalizëm e dashuri.

Ngrohu zemrat të pranishmëve në stadium, para ekraneve në Kosovë e diasporë, duke sjell emocione.

Vedati, mbrëmë ishte magjik”, shkroi Liria në “Facebook”.

Postimin e plotë të Lirisë e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025