FBK mban Kuvendin e Punës
Lexohet për: 1 min.
fbk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 40 gjithsej sa numëron Kuvendi. Më pas është miratuar Rendi i Ditës, ku nuk kishte kundërshtime. 

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka folur për të gjitha pikat e rendit të ditës, e që ishin: Raporti i Aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, Raporti i Auditimit për vitin 2022, Draft Plani i Veprimit 2023, Draft Plani Financiar 2023, Draft Plani i Marketingut 2023 dhe të ndryshme.

Fetahu ka folur për punën që është bërë gjatë vitit që lamë pas, si dhe sfidat që na presin gjatë vitit 2023. I pari i basketbollit të Kosovës ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve për projektet për zhvillimin e basketbollit të Kosovës. 

Kuvendi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në fund si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, është emëruar Dren Zatriqi, duke zëvendësuar Artan Spahijën, me kërkesën e këtij të fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025