FBK cakton datën për Kuvendin e Punës
Lexohet për: 1 min.
19-FBK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate ka njoftuar se është caktuar data se kur do të mbahet Kuvendi i Punës i saj.

Kuvendi i Punës së FBK-së do të zhvillohet më datën 22 të këtij muaji, respektivisht më 22 mars, raporton KosovaPress.

Ky Kuvend do të mbahet në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina”, me fillim nga ora 17:30.

Qëllimi i këtij Kuvendi do të jetë diskutimi për Raportin e Aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, Raportin e Auditimit për vitin 2022, Planin e Veprimit për vitin 2023, Planin e Marketingut për vitin 2023 dhe Planin Financiar për vitin 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025