Faruk Ajeti, ambasadori i parë evropian që pritet nga kryeministri “turk” i Baden-Württembergut
Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Faruk Ajeti, ambasadori i parë evropian që pritet nga kryeministri “turk” i Baden-Württembergut
ajeti ozdemir
22/07/2026 - 12:59
Linku u kopjua

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga kryeministri i ri i Landit të Baden-Württembergut, Cem Özdemir, pas marrjes së detyrës së këtij të fundit.

Diplomati i Prishtinës tha se ai është bërë ambasadori i parë i një shteti evropian të cilin e takon Özdemir, i cili, është po ashtu, i pari shef qeverie në një republikë gjermane që ka prejardhje turke.

Me këtë rast, Ajeti ia ka dhuruar një fanellë dhe një top me ngjyrat e shtetit të Kosovës nikoqirit të cilin e ka quajtur “mik i dëshmuar i Kosovës, transmeton KosovaPress.

Ambasadori tha “shteti” ku është kryeministër Özdemir, konsiderohet të jetë republika gjermane më mërgatën më të numër nga Kosova.

Ai bëri të ditur se me nikoqirin riafirmuan angazhimin për thellimin e partneritetit dhe institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Baden-Württembergut.

Sipas tij, ky land dhe Kosova kanë lidhje të ngushta historike, politike, ekonomike dhe kulturore, ndërsa mërgata kosovare këtu përbën një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.

I dërguari I qeverisë në Berlin tha se kompanitë nga dy vendet po japin kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike dhe tregtare.

Ai veçoi edhe lidhjet e dendura ajrore, duke bërë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave realizohen 25 fluturime direkte ndërmjet Prishtinës dhe Shtutgartit, si dhe katër fluturime të tjera me Karlsruhen/Baden-Baden, të cilat, sipas tij, dëshmojnë lidhjet e forta mes njerëzve, familjeve dhe bizneseve të të dyja vendeve.

Ajeti u shpreh i bindur se mbi këtë bazë do të zgjerohet më tej partneriteti politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Landit të Baden-Württembergut. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026