Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
Një aksident i rëndë me fatalitet ndodhi sot paradite në Baincë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
“Sot rreth orës 09:40, kemi pranuar informatën se në Baincë të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, theksoi Ahmeti për KosovaPress.
Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.