FA Cup/City dhe Tottenham synojnë vetëm fitoren
Lexohet për: 1 min.
2-FA Cup
2 vite më parë
Linku u kopjua

FA Cup rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve, respektivisht 1/8-ës.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:15, ku kampioni anglez Manchester City do të jetë mysafirë i skuadrës së Peterborough, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:30, skuadra tjetër nga Premier Liga angleze Crystal Palace zhvillon ndeshje si vendas kundër Stoke Cityt.

Programin e sotëm do ta mbyllë takimi mes Middlesbrough dhe Tottenham, përballje kjo që zhvillohet në stadiumin “Riverside” me fillim nga ora 20:55.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në FA Cup e gjeni më poshtë.

20:15 Peterborough – Manchester City (Stadiumi Weston Homes)

20:30 Crystal Palace – Stoke City (Stadiumi Selhurst Park)

20:55 Middlesbrough – Tottenham Hotspur (Stadiumi Riverside)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025