FA Cup/Chelsea dhe Liverpooli synojnë kualifikimin tutje
Lexohet për: 1 min.
2-FA Cup
2 vite më parë
Linku u kopjua

FA Cup angleze vazhdon sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve.

Pas ndeshjeve të mbrëmshme, ku City eliminoi Peterborough me rezultat 2:0 dhe Crystal Palace shënoi fitore 2:1 kundër Stoke Cityt, kurse Tottenhami u eliminua me rezultat 1:0 kundër Middlesbrough, sot do të mësojmë edhe tre skuadra të tjera që sigurojnë biletën për në çerekfinale, përcjell KosovaPress.

Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes skuadrës së Luton dhe Chelseat, kurse më pas, respektivisht me fillim nga ora 20:30 do të fillojë edhe takimi mes Southampton dhe West Ham United.

Ndërkaq, ndeshja e fundit e sotme në kuadër të kësaj gare zhvillohet në stadiumin "Anfield Road", ku gjigandi anglez Liverpool përballet kundër Norwichit të Milot Rashicês.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në FA Cup e gjeni më poshtë.

20:15 Luton - Chelsea

20:30 Southampton - West Ham United

20:45 Liverpool - Norwich City

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025