Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në paraqitjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në platformat globale të udhëtimit. Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se falë angazhimit diplomatik, platforma e njohur Expedia ka korrigjuar pasaktësitë në faqen e saj, duke e paraqitur tashmë Kosovën si shtet të pavarur. Ai e ka quajtur këtë zhvillim si “lajm të jashtëzakonshëm”.
Po ashtu, sipas tij, është bërë edhe korrigjimi i emërtimit të kryeqytetit, ku “Prishtina” tani figuron saktë, me emrin e shkruar në gjuhën shqipe, duke zëvendësuar formën e mëparshme që ishte në gjuhën sllave, “Priština”.
“Në të gjitha këto platforma, që kanë miliona klientë në mbarë botën, Republika jonë figuron ashtu siç duhet”, thuhet në njoftimin e ambasadorit Ajeti.