Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura 3.06°C mbi mesataren e dekadave të fundit, sipas shërbimit evropian Copernicus. Globalisht, qershori 2026 ishte 0.56°C mbi mesataren e viteve 1991–2020 dhe 1.39°C mbi nivelin paraindustrial, duke u renditur si qershori i dytë më i nxehtë në histori. Oqeanet arritën temperatura rekord.
Evropa Perëndimore po përballet me valën e tretë të të nxehtit brenda gjashtë javësh, ndërsa thatësira ka nxitur zjarre të mëdha në Francë dhe Spanjë. Deri tani, zjarret në BE kanë djegur 56% më shumë sipërfaqe se zakonisht. Barcelona shënoi rekord me 40.5°C, ndërsa në Francë humbi jetën një zjarrfikës gjatë shuarjes së flakëve.
Ekspertët si Stephen Belcher nga The Met Office, shërbimi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për motin dhe klimë theksojnë se këto ekstreme janë pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga emetimet e karbonit, përcjell KosovaPress.