Akti i parë i “EuroDerbyt” pa Interin të triumfonte kundër Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
I pari nga dy “EuroDerbyt” u fitua nga Interi i Simone Inzaghit. Dzeko dhe Mkhitaryan i dhuruan “Nerazzurrëve” një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit që luhet më 16 maj, raporton KosovaPress.
Zëvendësimi i hershëm i yllit algjerian shtoi më shumë problemet për Milanin pas mungesës së Rafael Leaos, i cili pësoi një lëndim në muskul kundër Lazios në kampionatin italian.
Sidoqoftë, mbetet të lavdërohet puna e bërë nga Interi, por si Simone Inzaghi arriti ta fitonte “EuroDerbyn” ndaj Stefano Piolit?
Krahasimi i parë që mund të bëhet mes dy ekipeve është në taktika. Interi tregoi një forcë të papërmbajtshme nga pikëpamja e ritmit dhe kontakteve në fushë. Statistikat janë të qarta: Milani fitoi katër ndërhyrje, ndërsa Interi nëntë sosh.
Një tjetër fakt që nuk duhet nënvlerësuar, pra, është ai i faulleve të kryera në gjysmën e fushës. Edhe në këtë, lojtarët e Simone Inzaghit dyfishuan ata të Piolit, 8 me 4. “Nerazzurrët”, pra, ishin më të mirë në prishjen e lojës dhe të mos i bënin kundërshtarët të ndërtonin një manovër të vazhdueshme.
Interi ishte i mirë për ta vendosur ndeshjen në nivel fizik, pra, në krahasim me Milanin, që sigurisht ishte superior.