Eurobasket 2025/ Zbulohet lista e Kosovës për sfidën me Norvegjinë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka shpallur listën për ndeshjen me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 27 Nëntor, nga ora 19:00 në Mitrovicë.

Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Në këtë listë shihet rikthimi te Kosova i organizatorit, Scott Bamforth, i cili tani luan në Francë, te skuadra Le Mans. Skuadra do të fillojë grumbullimin sot (e shtunë), kurse amerikani i natyralizuar do t’i bashkohet ekipit më vonë.

Sot (e shtunë) do të stërviten pasdite, ndërsa nga dita e diel do t’i intensifikojnë përgatitjet për të qenë sa më të gatshëm për duelin ndaj Norvegjisë.

Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73.

Kjo është lista e plotë:

Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025