Eurobasket 2025/Kosova zhvillon sot ndeshjen me Zvicrën
Lexohet për: 1 min.
3-Euro 2025 Kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot nikoqire e përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës në basketboll dhe asaj të Zvicrës.

“Dardanët” e fillojnë sot aventurën në parakualifikimet për Eurobasket 2025, ku me fillim nga ora 20:45 zhvillojnë ndeshjen ndaj Zvicrës, raporton KosovaPress.

Trajneri i ri, Rami Hadar do të synojë që me 12 basketbollistët e tij të përzgjedhur të korrë fitoren e parë në drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Erjon Kastrati ka pësuar një lëndim dje i cili ia ka pamundësuar paraqitjen sot ndaj “Helvetikëve”.

Më poshtë mund ta gjeni 12-shen e Kosovës për ndeshjen kundër Zvicrës.

Dominic Artis, Valon Bunjaku, Dardan Kapiti, Rron Ukaj, Musab Mala, Gëzim Morina, Arian Qallaku, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva dhe Lis Shoshi.

20:45 Kosova – Zvicra (Palestra e Sporteve Sezai Surroi-Prizren)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025