Euro 2024: U largua për çështje familjare, Foden rikthehet në kampin e Anglisë
Lexohet për: 1 min.
16-Foden
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi anglez, Phil Foden është rikthyer me Kombëtaren e Anglisë pasi mori leje urgjente për të qenë me familjen e tij gjatë Kampionatit Evropian Euro 2024.

Foden u largua nga kampi i Anglisë në Gjermani të mërkurën për atë që ekipi e quajti një "çështje të ngutshme familjare", që thuhet të ishte lindja e fëmijës së tij të tretë, raporton KosovaPress.

Anglia aludoi për këtë me një postim të mirëseardhjes të premten që përfshinte një emoji të një fëmije.

"Urime dhe mirë se erdhët përsëri," postoi ekipi në “X”, dikur “Twitter”, së bashku me një video që tregon Foden duke ecur drejt një fushe stërvitore me shokun e skuadrës, Jarrod Bowen.

Lojtari i sezonit në Premier Ligë i nisi të tria ndeshjet në fazën e grupeve të Euro 2024 dhe pritet të jetë në formacionin titullar për ndeshjen e 1/16-tës kundër Sllovakisë në Gelsenkirchen të dielën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025